Përfaqësuesja U-17 sonte zhvillon takimin kundër Holandës

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

E renditur në grupin e 12-të për kualifikimet për Kampionatin evropian, Kombëtarja U17, ka udhëtuar drejt Holandës, mikpritësit të ndeshjeve parakualifikuese të këtij evropiani.

Përveç me Holandën në këtë rreth Kombëtarja U17 do të ballafaqohet edhe me Uellsin dhe Slloveninë. Para udhëtimit përzgjedhësi i Kombëtares U17, Besnik Kollari u shpreh: “Jemi plotësisht të vetëdijshëm se në këtë rreth parakualifikues para vetes kemi rivalë të fortë e cilësorë,  por kjo nuk do të thotë se ne udhëtojmë me flamur të bardhë. Përkundrazi, djemtë janë të gatshëm të japin më të mirën e mundshme dhe në çdo ndeshje do të hyjmë me seriozitetin maksimal për rezultate të mira. Nuk ka skuadër të pamposhtur, secila ka anët pozitive dhe dobësitë e saja, ndaj ne do të përpiqemi me përkushtimin më të madh të arrijmë të kualifikohemi për rrethin tjetër në atë elitarë”.

Sot, Kombëtarja e Kosovës U17 ballafaqohet me mikpritësin Holandën prej orës 19.00. Kombëtarja U17 nga Prishtina udhëtoi me stafin dhe 6 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve i bashkëngjitet nga vendet tjera të Evropës.

Ndeshjet e Kombëtares U17

Holanda – Kosova   09 tetor ora 19.00

Sllovenia – Kosova  12 tetor ora 13.00

Kosova – Uellsi        15 tetor ora 19.00

Lista e futbollistëve

1. Riad         Bytyqi              (ShF  Roni  19)       

2. Januz       Miftari              (K.F   Trepça 89)   

3. Miran      Kuqi                  (Valarenga)

 4. Ardi         Morina                        (FC  Zurich)

5. Rigon       Spahiu (VFB  Stuttgart)     

6. Riad         Jashari  (KF 2 Korriku)        

7. Rejan       Thaqi                (FC Lausanne)       

8. Albin        Nishori             (Hanover 96)         

9. Andi         Hoti                   (FC  Zurich)

10. Redon     Qollaku          (KF Shkëndia)        

11. Bleart       Demi              (FC Rapperswil-Jona)      

12. Diar          Halili               (KF 2 Korriku)        

13. Leart        Tahiri             (BVB Borusia Dortmund)

14. Adonis     Krasniqi         (Greuther   Furth)

15. Rinor        Pervetica      (Wuppertaler  SV)

16. Elvis         Ahemeti         (SHf Roni 19)         

17. Dion         Berisha          (FC Ausburg)         

18. Granit      Hana              (Jonkopings)           

19. Bleron      Ademi                       (FC St Pauli)

20. Eduard     Ibrahimi       (Arminia Bilefeld)

Të ngjashme