Një shtetase rumune është arrestuar në Tiranë, e cila akuzohet për përfitim të 33 mijë e 500 eurove, duke mashtruar nëpërmjet emaileve fiktive. Policia shqiptare ka njoftuar se kjo u vë në bashkëpunim të ngushtë mes tyre dhe autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar.
“Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet emaileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune. Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe”, njofton Policia Shqiptare.
E njëjta ishte duke u kërkuar ndërkombëtarisht, meqenëse në 2022 ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.
“Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ‘Mashtrimi kompjuterik’. Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit. Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar”, përfundon njoftimi.