Janë nënshkruar 14 kontratat mes Komunës së Skenderajt dhe fermerëve të kësaj komune.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka vlerësuar se nuk ka investim më të mirë se sa në bujqësi.
Sot kemi nënshkruar 14 kontratat me fermerët e komunës së Skenderajt. Secili prej tyre përfiton 100 m2 apo 1 ari serrë, për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore, ka thënë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Unë ngritjen e një serre e kuptoj të barasvlershme me hapjen e një vendi të ri të punës, është shprehur ai, ndërsa ka rikujtuar se pak ditë më parë kemi mbështet blegtorët me makina mjelëse dhe bletarët me koshere dhe pajisje tjera të nevojshme.