Janë përfshirë nga zjarri katër vetura në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugen ‘’B’’ në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Klankosova.tv se dy nga veturat janë djegur plotësisht, kurse dy të tjerat pjesërisht.
‘’Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin’’.
‘’Aktualisht policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin që është i cilësuar si “Zjarrvënie”, shtoi ajo.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar në këtë rast./Klankosova.tv/.