Policia e Kosovës ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri rreth 10 hektarë tokë në Kamenicë.
Rasti është raportuar të enjten, rreth orës 16:00.
“Shipashnicë e poshtme, Kollolec, Dajkoc, Muçivërc, Kamenicë, 02.09.2021 – 16:00. Pas marrjes se informatës për ndezje të zjarrit në fushat e lokacioneve të cekura, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë vërejtur se zjarri ishte në rritje”, thuhet në raport.
Njësiti i zjarrfikësve fillimisht ka shuar zjarrin, mirëpo më vonë është përhapur duke u zgjeruar dhe ka përfshirë një sipërfaqe rreth 10 hektarë.
Zjarri është futur nën kontroll nga Njësiti i zjarrfikësve. Nuk raportohet për të dyshuar.