Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Restelicë të Dragashit, bënë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas policisë një person kishte raportuar se shtëpia e tij ishtë përfshirë nga flakët, kurse shkaqet nuk dihen.
Ky rast është duke vazhduar të hetotohet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.
Nga zjarri ishte përfshirë edhe një objekt tjetër në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Siç bënë të ditur policia zjarrfikësit kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Mirëpo flakët kishin shkaktuar dëme materiale prizrenasit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet
“Është përfshirë nga zjarri një objekt pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka arritur që ta lokalizoj zjarrin. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, raporton policia.