Prej më shumë se një ore një hotel në fshatin Piqeras të Sarandës është përfshirë nga flakët, e megjithatë qytetarët thonë se zjarrfikësja nuk bëhet e gjallë.
Janë të shumtë qytetarët që shkruajnë se zjarrfikësja ka thënë që është rrugës, por nuk paraqitet në vendngjarje.
“Ka një orë që ka rënë zjarri dhe po shkrumbohet e tëra. Zjarrfikësja pret që të digjet e gjitha, atëherë të fillojë aksionin”, shkruan një qytetar në redaksinë tonë. Më poshtë, pamjet e dërguara në JOQ.al nga raportuesit.