Përfshihet nga flakët një mobileri në Ferizaj

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Një mobileri është përfshirë nga flakët në fshatin Prelez të Ferizajt, ku dyshohet se është shkaktuar nga problemet me energji elektrike.

Gjatë ditës së djeshme, pronari i lokalit ka lajmëruar policinë për incidentin e ndodhur në të cilin nuk ka pasur të lënduar.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë, kanë dalur edhe zjarrfikësit e punëtorët e KEDS-it.

Sipas pronarit të mobilerisë, dëmet e shkaktuara nga zjarri kanë qenë mbi 1500 euro.

Policia e rajonit të Ferizajt është duke e hetuar rastin.

Të ngjashme