Përfshihet nga zjarri banesa në Vushtrri, dy persona pranojnë tretman mjekësor

| 31 Gus 2023 | 10:29 | Nga

Në rrethana ende të pa panjohura, paraditen e së mërkurës është përfshirë në zjarr një banesë e pa banuar në Vushtrri, e cila ndodhet në katin e shtatë të një ndërtese.

Njësitet policore kanë bërë evakuimin e banorëve, ndërsa zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.

Bëhet e ditur se si pasojë e tymit të zjarrit, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti në procedurë hetimore.

Të ngjashme