Në orët e para të së dielës fabrika e stiroporit “Al For” në Ferizaj është përfshirë nga zjarri.
Policia njofton se rrethanat janë të panjohura, ndërkaq zjarri është shuar nga zjarrfikësit.
Vlera e dëmit është rreth 40 mijë euro.
“INCIDENT ZJARRI | Fshati i Vjetër , Ferizaj (EM: 163-903) 01.01.2023 – 00:34. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë fabrika e stiroporit ,, Al For’’. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendi e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Vlera edemit sillet rreth 40000€, nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raport.