Një banesë është përfshirë nga zjarri afër afër rrugës “Adrian Krasniqi” në afërsi të ambasadës së Zvicrës, raporton EkonomiaOnline.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Hoxha ka thënë se banorët janë evakuuar, përderisa nuk janë të njoftuar për shkaqet e zjarrit.
“Një nenkulm i një ndërtese në rr. Mark Kaqinari në Prishtinë është kapluar nga zjarri . Policia, zjarrfiksat dhe ekipet e Keds kanë dalë në lokacion dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme. Banorët janë evakuar, perderisa për shkaqet e zjarrit do të njoftoheni nga ekipet kompetente”, tha Hoxha.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i zjarrfikësve, dhe ambulanca për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar dhe sa janë dëmet materiale.
Ekipi i ambulancës tregoi se informatën për këtë zjarr e kanë marrë në orën 15:30.