Një person ka raportuar se është përfshirë nga zjarri lokali i tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:05 në fshatin Zabel, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, gjatë shuarjes së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është përfshi në zjarri lokali i tij. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Gjatë shuarjes së zjarrit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.