Një person ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt fetar (tyrbe).
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.04.2023 rreth orës 01:32 në fshatin Veriq, Istog.
Tutje bëhet e ditur se nuk dihet vlera e dëmit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë një objekt fetar (tyrbe). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar.