Në kuadër të lansimit të projektit “Energji për Barazi”, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë, mundësuarnga MCC/MCA Kosovë, është mbajtur paneli i diskutimit në të cilin është diskutua për përfitimet ekonomike të barazisë së fuqisë punëtore të sektorit të energjisë, raporton Ekonomia Online.
Edi Gusia, kryeshefe në Agjencinë për Barazi Gjinore, tha se gratë në sektorin e energjisë përballen me sfidat me të cilat ballafaqohen në të gjitha sferat e jetës. Madje sipas saj, gratë mbeten peng i obligimeve familjareve.
“Sektori i energjisë është kogja problematik, është një sektor që ka qenë i afektuar historikisht edhe nga situata politike nëpër të cilën ka kaluar Kosova. Përfshirja e perspektivës gjinore në një sektor problematik bëhet ekuacion me shumë të pa njohura. Në sektorin e energjisë në përgjithësi ballafaqohen me ato sfida që ballafaqohen gratë në të gjitha sferat e jetës publike dhe politike”.
“Por me një pjesëmarrje më të ulë të përfaqësimit në vendimmarrje pasi është njohur si një sektor i dominuar nga burrat. Kemi pasur dhe kemi gra në sektorin e energjisë, por ato ballafaqohen me mungesën e bilancit të jetës profesionale me jetën familjare, mbeten peng i obligimeve familjareve”.
Arijeta Pajaziti-Qerimi, drejtoreshë ekzekutive në AËESK, tha se duhet që te identifikohen sfidat që paraqiten në institucione dhe që ato më pastaj të zgjidhen.
“Çka na mbete neve është që këto t’i transformojmë në punë në teren, t’i transformojmë në aktivitete tona, t’i identifikojmë sfidat që paraqiten nëpër institucione ku në punojmë dhe ato pastaj t’i transferojmë në aktivitete në të cilat do të kemi impakt më të madh edhe në grupin e grave dhe në grupin e shtresave të margjinalizura në përgjithësi”, ka thënë ajo.
Evetar Zeqiri, drejtor ekzekutiv në KOSTT, tha se barazia gjinore duhet të bëhet pjesë integrale e funksionimit të përditshëm të korporatës.
“Fillimisht kemi menduar që është e nevojshme me hartuar një dokument që na vendos aspekte strategjike dhe na jep drejtim sa i përket barazisë gjinore. barazia gjinore duhet të bëhet pjesë integrale e funksionimit të përditshëm të korporatës. Projekti i JETA i cili po ashtu udhëhiqet nga gratë, nuk duhet të mbete në nivel personal duhet të mbete ne nivel të strategjisë”.
“Të gjitha ndërmarrjet e sektorit publik në energji duhet ta kenë një dokument qeverisë që përcakton ambiciet mbi bazë e të cilit mbajnë vetën llogaridhënës. Ne kemi filluar që të bisedojmë për këtë temë. Fillimisht kemi aprovuar strategjinë, kjo strategji krijojnë obligime, nevoja për buxhet, pra duhet të ndahen mjete financiare që financojnë programet që bëjnë ndryshimin e pritur”.
Zanfina Kabashi, kryeshefe për Zhvillimin e Biznesit në Sunvolta Energy, tha se në kompaninë e tyre kanë përdorur metoda të monitorimit dhe punës praktike, që janë shumë efikase për këtë çështje, raporton EO.
“Ne mundemi me implemntuar më lehtë këtë punë dhe si praktik iu jemi kthyer instituteve hulumtuese private. Ofrojnë perspektiva fitimprurëse për qëllimet e kompanive, në këtë kuptim iu kemi kthyer institucioneve, për studime të këtij lloji në mënyrë që të kemi strategji efikase”, ka thënë ajo.
Mirvete Gërguri, ushtruese detyre e kryeshefit në KEK, tha se ky program do të jetë përkrahës shumë i madh për këtë ndërmarrjet për vendosjen e bilancit ndërmjet burrave dhe grave në këtë sektorë.
“KEK ka shembuj të mirë e ka punuar, nuk duhet parë vetëm punësimin e vajzave të reja në këtë sektor por edhe gratë që kanë kryer fakultete dhe nuk janë punësuar deri me tani. KEK ka vend për të gjitha ato që tregojnë profesionalizëm, KEK do të ofroj mundësi të reja për gratë në energji. Ky program do të jetë përkrahës shumë i madh i KEK për barazimin e grave dhe burrave në këtë sektor”, ka thënë ajo.
LEXONI EDHE: