Përfshirje e ulët e grave në federata të sportit

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 17:14 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar aktivitetin “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”. Këtu u theksua se  gjendja në federata nuk është edhe aq e mirë sa i përket përfshirjes së grave, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se sukseset e sportit në vend në kryefjalë kanë gruan, derisa tha se ato janë që po e ngritin flamurin kudo në botë.

Krasniqi ka përmendur edhe ndodhinë e fundit, ku boksierët kosovarë nuk u lejuan të hynë në Serbi.

“Pas një fundjave që boksierët tanë që nuk u lejuan të hynë në Serbi, sot jemi mbledhur për të organizuar një aktivitet të veçantë. Sukseset e sportit të Kosovës, kanë kryefjalë femrat të cilat po e ngritin flamurin tonë. Në bordin e KOK-ut kemi katër femra nga 15 sosh numër ky që nuk duhet të mburremi”.

Njomza Emini, presidente e Komitetit Paraolimpik tha se ky workshop është i rëndësishëm për barazinë gjinore në aktivitete sportive.

“E konsideroj të rëndësishëm këtë workshop, edhe unë kam sfida mirëpo nuk i shikoj sepse me vullnet uroj që do të ndryshon gjendja reale që është shumë e keqe, sepse gratë aty ku janë duhet t’i ofrojnë edhe koleget e tjera”.

Meqenëse, muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, nuk ka munguar edhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Kurtishi ka apeluar pacientet që të merren me aktivitete sportive për të përballuar këtë sëmundje më lehtë.

“Kanceri i gjirit atakon botën femëror por meshkujt janë më të privilegjuar, dhe ne do të kemi kujdes që këtë sëmundje ta zbulojmë më herët dhe aktiviteti ka rëndësi të madhe dhe i inkurajojmë pacientët tanë që të bëjnë aktivitete sportive”.

Ai tha se identifikohen rreth 400 raste në vit me kancer të gjirit në Kosovë.

“Kosova shënon 400 femra me kancer të gjirit në vit dhe shumica janë mbi moshën 50 vjeçare”.

Antigona Qena-Sejdiu nga Olive tha se kanë ofruar kampanjën falas për zbulimin e hershëm të sëmundjes.

“Ne i kemi dhënë mbështetje sportit, dhe duke u bazuar në këtë teori laboratori Olive ka mbështetur komitetin olimpik dhe sportistët tanë. Shumica e punëtorëve janë femra rreth 70%. Olive ka filluar kampanjën për të zbuluar herët sëmundjen e kancerit të gjirit”.

Krejt në fund Komiteti Olimpik i Kosovës ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha.

No description available.
No description available.

Të ngjashme