Më pritje të gjata, deri në nëntë orë, në kufi janë përballur bashkëatdhearët të cilët kanë qëndruar për pushime në Kosovë gjatë ditëve të fundit.
Por si duket këto pritje kanë marrë fund. Nga matjet e fundit që janë bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, pritjet në të gjitha pikat kufitare nuk janë më shumë se 10 minuta.
Vonesat e shkaktuara nga zyrtarët serbë, i kanë irrituar mërgimtarët.
Ata përpos që janë përballur me pritje duke shkuar në vendet ku jetojnë, të njëjtën fatkeqësi e kanë pasur edhe kur kanë ardhur për pushime.
Ndryshe, gjatë ditës Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në të cilën ka porositur qytetarët e vendit që të evitojnë kalimin nëpërmjet Serbisë.
Aty vlerësohet se Serbia nuk është më territor që ofron siguri minimale për integritetin fizik dhe juridik të qytetarëve.
Sipas MPJ-së, veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, sidomos ato kur arrestojnë e paraburgosin qytetarë kosovarë, dëshmojnë për qasjen destruktive të Serbisë