Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se dje ka përfunduar asfaltimi një segmenti në rrugën N 25, Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, në fshatin Gllamnik.
Njoftimi plotë:
Dje është asfaltuar një segment në rrugën N 25, Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, në fshatin Gllamnik.
Asfaltimin e ka kryer kompania punëkryese “Bageri”. E tërë puna është realizuar në bashkëpunim më mbikëqyrësin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe është bërë sipas kushteve të lejuara klimatike dhe për të gjitha lëshimet eventuale, përgjegjësinë e merr operatori ekonomik.
Ministria e Infrastrukturës do të jetë afër secilit projekt që financohet nga buxheti i saj, që investimet të jenë sa më cilësore.
Me respekt,