Përfundon asfaltimi i një rruge në fshatin Gllamnik

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se dje ka përfunduar asfaltimi një segmenti në rrugën N 25, Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, në fshatin Gllamnik.

Njoftimi plotë:

Dje është asfaltuar një segment në rrugën N 25, Rrethrrotullimi Besi-Podujevë, në fshatin Gllamnik.

Asfaltimin e ka kryer kompania punëkryese “Bageri”. E tërë puna është realizuar në bashkëpunim më mbikëqyrësin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe është bërë sipas kushteve të lejuara klimatike dhe për të gjitha lëshimet eventuale, përgjegjësinë e merr operatori ekonomik.

Ministria e Infrastrukturës do të jetë afër secilit projekt që financohet nga buxheti i saj, që investimet të jenë sa më cilësore. ​

Me respekt,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme