Përfundon asfaltimi i rrugës “Gani Elshani” në Drenas

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 16:18 | Nga

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Gani Elshani” në Drenas, me gjithë pengesat e vazhdueshme që nga viti i kaluar.

Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, pasi që lidh lagjen nën hekurudhë, ku qytetarët kanë pasur të vështirësuar lidhjen me qendrën e qytetit.

Pengesat për shtyllën e tensionit të lartë dhe trafo blinda që ishin pengesa të kamotshme, do të dislokohen ne afatin sa me të shkurtër të mundshëm nga ana e KEDS-it, ku për arsye të planit dinamik të punëkryresit, Komuna ka qenë e detyruar t’i kryen punimet dhe të asfaltoj këtë pjesë të rrugës.

Drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj ka qenë prezent gjatë realizmit të këtij projekti dhe ka inspektuar për së afërmi realizmin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme