Pas më shumë se pesë orësh ka përfunduar bastisja e EULEX-it në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri dhe Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Familjarët e kësaj familje kanë thënë se nuk i dinë arsyet e kësaj bastisjeje.
Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.
Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.
LEXONI EDHE: