Përfundon bastisja në shtëpinë e Smakës, avokati: Me urdhëra për bastisje është duke u cenuar të drejtat kushtetuese të personit

Prishtinë | 30 Tet 2023 | 17:54 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Artan Qerkini, avokati i ish shefit të AKI-së, Bashkim Smaka, në shtëpinë e të cilit EULEX sot ka bërë bastisje nga ora 08:00 deri në orën 17:00 të mbrëmjes, tha se këto urdhra për bastisje nga Gjykata Speciale është duke u cenuar të drejtat kushtetuese të personit, cenohet paprekshmëria e banesës, e privatësia.

Ai theksoi se është edhe habitshme, si ka mundësi të kenë qasje në shtëpinë e një ish shefi të shërbimit të inteligjencës persona që nuk kanë certifikatën e sigurisë.

Ai tha se Smakaj, nuk është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit por sipas tij, si një person i cili sipas DHOMAVE të SPECIALIZUARA mund të gjendje prova me relevanc për procedurat të cilat janë duke u zhvilluara nga kjo e fundit.

I njëjti nuk ka pranuar të flasë për bastisjen në shtëpinë e Blerim Shalës, pasi siç tha ai nuk ka qëndruar deri në fund.

“Edhe kjo bastisje është në vrazhdën e bastisjeve të urdhëruara nga Gjykata Speciale një hetim që ata janë duke e zhvilluar që sa kohë në lidhje me pengimin e drejtësisë. Mirëpo, Gjykata me lehtësi shumë të madhe po i lëshon këto urdhra për bastisje, sepse dihet se me këto urdhra cenohen të drejtat kushtetuese të personit, cenohet paprekshmëria e banesës, privatësia e me radhë. Sidomos nëse merret parasysh funksioni që ka pas, besoj se gjyqtari procedurës paraprake është dashur të jetë shumë i kujdesshëm kur urdhëron masa të kësaj natyre. Jemi dëshmitar të urdhërimit të këtyre masave në vazhdimësi, por nuk ka asnjë rezultat të prekshëm dhe kjo imponon nevojën që Gjykata të jetë shumë e kujdesshme kur i lëshon masat që cenojnë të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha

“Kjo është edhe habitshme, si ka mundësi të kenë qasje në shtëpinë e një ish shefi të shërbimit të inteligjencës persona që nuk kanë certifikatën e sigurisë. Tjetra ka të bëjë me faktin se Smakaj fare nuk është evidentuar si i dyshuar në këto dokumente. Pra, është urdhëruar kontrollimi i shtëpisë së një personi i cili nuk e ka statusin e një personi të dyshuar në këtë hetimin që po zhvillohet nga ana e DHOMAVE të SPECIALIZUARA”, tha ai.

“Tani dokumentet janë marrë, a është marrë ndonjë dokument që është i ndjeshëm apo jo për sigurinë e shtetit të Kosovës, mbetet të shihet, sepse është vështirë të vërehet momentin kur merret. Mirëpo, kjo do të shihet dhe pastaj do të ndërmerren edhe procedurat e nevojshme ligjore nëse është marrë edhe ndonjë dokument i kësaj natyre”, tha ai.

“Vetëm ne cilësinë e një personi ku sipas DHOMAVE të SPECIALIZUARA mund të gjendje prova me relevanc për procedurat të cilat janë duke u zhvilluara nga DHOMAT E SPECALIZUARA. Nuk ka pasur kurrfarë kontakti me dëshmitaret dhe se po të kishte pasur kontakt me dëshmitarët ai do ta kishte statusin e personit të dyshuar. Kanë nisur në mëngjes në orën 8 dhe po e shihni në orën 5 kanë përfundoi. Zoti Smakaj ndodhet në shtëpinë e tije. Tash çështja e dokumenteve është rregulluar me çështje të brendshme të AKI-së dhe unë nuk i di këto çështje mirëpo një gjë e di se cili do person që shërben atë funksion obligohet ta ruaj sekretin shtetëror për tërë jetën, ai sekret shtetëror në as një mënyrë nuk guxon të cenohet. Jo nuk është intervistuar nuk ka pranuar ndonjë ftesë që të intervistohet dhe i vetmi veprim procedural që është realizuar është bastisja”, tha ai.

Të ngjashme