Faza e parë e Projektit me Këshillin e Evropës lidhur me Harmonizimin e proceduarve të punës së Departamentit Shëndetësor të Burgjeve (DShB) i MSh-së me ato të Këshillit të Evropës, ka përfunduar punën e saj me sukses.
Punëtoria e zhvilluar me 28 dhe 29 qershor ka përfunduar harmonizimin e të gjitha proceduarve te punës nga grupi punues i DSHB dhe atij të Ekspertëve të Këshillit të Evropës, dhe si vazhdimësi e saj është mbetur edhe konfirmimi me shkrim i Ekspertëve lidhur me këtë harmonizimi.
Konfirmimi i ekspertëve do të hap rrugën e zyrtarizmit përfundimtar të të gjitha proceduarve të punës dhe përshkrimeve të vendeve të punës për te gjitha pozitat në DShB.
DShB posa të marrë edhe zyrtarisht konfirmimin që veçse tanimë është formal, do të njoftojë në detaje me të gjitha procedurat e harmonizuara në të cilat përfshihen:
procedurat e punës ( 12 procedura), menaxhimi i indikatorëve specifik ne burgje (5 indikatorë), menaxhimi i barërave ne burgje (3procedura), përshkrimi i detyrave të punës (30 pozitat ekzistuese te DShB), proceduarat e trajtimit me Terapi Mbajtëse ne Burgje, kriteret për hapësira dhe pajisje ne DShB sipas kritereve vendore dhe ne harmoni me ato te KE.
Derisa faza e dytë ka të bëjë me:
Trajnimin e stafit lidhur me këto proceduara.
Ka përfunduar trajnimi i tërë stafit lidhur me ndihmën e parë dhe ky trajnim është certifikuar nga BEVM dhe është bërë furnizimi i të gjitha NjShB me pajisje te nevojshëm për ndihmën e parë. Secila ambulance e burgut ndër të tjera ka Defibrilator dhe secili pjesëtar i stafit mjekësorë është trajnuar për përdorimin e tij.
Javën qe vjen fillon trajnimi lidhur me parandalimin e vetëvrasjeve ne burgje,
Janë krijuar 5 grupe punuese për trajnim dhe implementim të këtyre çështjeve:
Grupi punues për PSO;
Grupi punues për çështje etike;
Grupi punues për sëmundjet infektive;
Grupi punues për programet e trajnimeve;
Grupi punues për Shëndetin Mendor;
Anëtaret e grupeve punuese do të jenë Trajner te Trajnerëve dhe pastaj do të bëjnë trajnimin e stafit mjekësorë dhe atij jo mjekësor në burgje;
Do të realizohet edhe një vizite studimore, organizuar nga KE;
Do të bëhet monitorimi i implementimit të këtyre indikatorëve dhe proceduarve;
Tërë kjo do të kërkojmë që të mbikëqyret nga Zyra e Avokatit te Popullit, gjegjësisht Mekanizmit Koordinues për Parandalimin e Torturës në kuadër të këtij institucioni, KMLDNJ-së dhe Organizatave të tjera të interesuar dhe te cilat shprehin interesim për këtë çështje përmes procedurave te rregullta të parapara me rregulloret e punës ne fuqi.
Me këtë akt po plotësohen detyrimet të cilat dalin nga UA05/2014 të QRK sa i takon çështjes së legjislacionit dhe proceduarve.