Rrjeti i parë i Bizneseve shqiptare Fondacioni “BESA” nga Bavaria, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, organizata GERMIN dhe Fondacioni Global Shqiptar kanë përfunduar aksionin e fundit të dërgimit të 100 pakove në SOS Fshatrat e Fëmijëve.
“Kjo është fushatë humanitare e cila filloi gjatë muajit prill dhe kishte për qëllim që të ju vijë në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat ishin në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, me produkte MADE IN KOSOVA. Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marr vetën dhe të ju ofrojë ndihmë familjeve në nevojë”.
“Nga kjo fushatë u ndihmuan 7 komuna me 1900 pako, ku 1900 familje apo diku rreth 7200 qytetar të cilët ishin në gjendje të rëndë financiare për shkak të pandemisë COVID-19, por edhe 220 punëtorëve në sektorin e prodhimit ju mundësua paga mujore. Komunat të cilat u ndihmuan gjatë kësaj fushate janë Vitia, Kamenica, Vushtrria, Podujeva, Gjakova, Podujeva, Skenderaj dhe në SOS Fshatrat e Fëmijëve”, thuhet në komunikatën e dërguar për medie.