Përfundon fushata ndërgjegjësuese për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Ferizaj

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Shoqata “Handikos” në Ferizaj e përmbylli me një takim që pati me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun. Në këtë aktivitet, drejtues të kësaj shoqate kishin ftuar edhe disa prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta, ku bashkërisht i paraqitën vështirësitë dhe sfidat me të cilat aktualisht po ballafaqohet kjo kategori e shoqërisë në Ferizaj.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, duke u shprehur i gatshëm për përkrahjen e kësaj kategorie, tha se Kosovës nuk i mungojnë ligjet e as udhëzimet administrative, por ajo që duhet të praktikohet, sipas Kryetarit Aliu, është zbatueshmëria e tyre dhe veprimet konkrete.

“Nuk po e them rastësisht punën e ndjenjës, më shumë sesa dokumentet ne duhet t’i ndjejmë, kur i ndjejmë ne patjetër që edhe mundësitë kemi me i gjetë. Mirë që e kemi hartuar këtë strategji e cila e ka vizionin e vet, por që e mira të mirës është që ky dokument e ka edhe planin e veprimit. Pra, ajo që ne do angazhohemi është që të ndryshohet jeta e tyre dhe sfidat të jenë sa më të kollajshme dhe më të pakta në kuptimin e mbështetjes se vërtetë dokumente ka të bollshme në shumë fusha, por nuk është krejt thelbi i problemit aty, është më shumë tek mbështetjet financiare që kanë qenë të munguara, por ne do të sigurojmë për t’u realizuar plani i veprimit”, tha Aliu.

Nga ana tjetër menaxherja e ”Handikos”-it Xhemile Murseli, tha se nga ky takim me kryetarin Aliu presin që vitin e ardhshëm kushtet dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara të përmirësohen dhe të ketë një përkrahje më të gjerë institucionale. Murseli, shpreson tek strategjia për personat me aftësi të kufizuara, e cila do të dalë në diskutim publik dhe pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi Komunal.

“Mendoj se kjo strategji do të përcaktoj një vizion se si komuna e sheh deri pas 5 viteve fushën e aftësisë së kufizuar, në bazë të këtij dokumenti aftësia e kufizuar do të trajtohet në të gjitha fushat si arsim, shëndetësi, e të tjera. Po ashtu, në nivel lokal ajo do të lehtësoj zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi”, u shpreh Murseli.

Në bazë të strategjisë komunale për personat me aftësi të kufizuara, parashihet që deri në vitin 2023 në Ferizaj 80 për qind e fëmijëve me nevoja të veçanta të përfshihen në sistemin arsimor, gjatë katër viteve të ardhshme komuna do të siguroj shërbime mbështetëse për 40 për qind të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të kenë qasje në shërbimet profesionale me bazë në komunitet. Po ashtu, deri në vitin 2023 kjo strategji parasheh që 50 për qind e institucioneve arsimore do të pajisen me mjete ndihmëse dhe materiale të nevojshme didaktike për mësimdhënës të fëmijëve të kësaj kategorie, si dhe 70 për qind e mësimdhënësve të komunës së Ferizajt do të trajnohen për mësimdhënie gjithëpërfshirëse.

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and people sittingImage may contain: 4 people, people smiling, people sittingImage may contain: 4 people, people sittingImage may contain: 3 people, people smiling, people sitting and indoorImage may contain: 2 people, people smiling, text

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme