Notarja kosovare, Rita Zeqiri ka dështuar të kalojë më tej në garat e notit, stilin shpinë në 100 metra.
Ajo ka garuar në baterinë e parë me Afoa Evelina nga Samoa dhe Gaurika Singh nga Nepali, transmeton Koha.net.
Zeqiri ka përfunduar e treta, me kohë 1:12.31, ndërsa e para ishte nepalezja Singh me kohë 1:08.45, e përcjellur nga Evelina Afoa me kohë 1:08.74.
Rita Zeqiri ka përfunduar ëndrrën olimpike bashkë me Urata Ramën dhe Qëndrim Gurin.