Ka përfunduar interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti, para deputetëve lidhur me shfuqizimin e Task-Forcës Antikorrupsion, në kuadër të Policisë së Kosovës.
Kjo interpelancë ishte thirrur nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, e cila edhe propozoi një rezolutë.
Ajo s’u votua për shkak se në sallë ishin vetëm 20 deputetë, kur u hodh në votim. Rezoluta do të jetë pikë e rendit të ditës në njërën nga seancat e ardhshme.
Një nga pikat e kësaj rezolute ishte edhe shfuqizimi i vendimit për shuarjen e Task- Forcës.