Përfundon komponenta e parë e projektit të binjakëzimit

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 16:13 | Nga

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt konferenca më temën “Programi i ngjarjes së vizibilitetit të kurrikulave të trajnimeve për arsimin profesional”, ku u vlerësua përfundimi i komponentës së parë, që ka të bëjë më kontributin për strukturë të qëndrueshme të trajnimit profesional për të gjitha agjencitë e sigurisë publike në Kosovë.

Në konferencë të pranishëm ishin ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Luigi Brusa përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE Ake Roghe, Drita Perezic nga ICITAP-i, si dhe përfaqësuesit e agjencioneve të Sigurisë Publike.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, duke përshëndetur të pranishmit vlerësoj se projekti i binjakëzimit është duke ecur ashtu siç është e paraparë.
Gjatë konferencës ku është diskutuar rreth përfundimit të komponentës së parë Smakiqi tha se të arriturat që janë realizuar deri me tani janë rezultat i projektit të parë të binjakëzimit.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme