Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, të LDK-së, ku me vota unanime është votuar marrëveshja për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se në këtë mbledhje të gjithë anëtarët kanë votuar pro lidhjes së koalicionit me VV-në.
“Sot në orën 13 është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm, e cila në mënyrë unanime, pra pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa para gazetarëve.