Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa as ministri Besian Mustafa dhe ai i mbrojtjes Anton Quni, nuk janë projoncuar per medie dhe nuk kanë treguar se për çfarë është biseduar në mbledhjen e kryesisë.
Poashtu, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ministri i MPB-së Agim Veliu, nuk kanë treguar se çfarë kanë biseduar, vetëm kanë thënë se e kanë lëshuar një komunikatë për shtyp dhe aty është thënë gjithçka.
Kujtojmë se mbledhja e LDK-së erdhi pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit si dhe Hashim Thaçit, si rrjedhoj e kësaj ky i fundit dha dorëheqje nga posti i Presidentit.