Përfundon mbledhja e qeverive Shqipëri-Mali i Zi, firmosen marrëveshjet ndërqeveritare

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë përmbyllur sot një takim ndërqeveritar në Podgoricë.

Në fund të takimit janë nënshkruar një total prej nëntë marrëveshjesh në fushën e energjisë, mbrojtjes, peshkimit, bujqësisë, arsimit, sportit e kulturës.

Takimi mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Dritan Abazoviq merr rëndësi të veçantë, pasi në të përfshihen edhe ministrat e qeverive të dy vendeve për të bashkëpunuar në një sërë fushash.

Mbledhja e përbashkët në kryeqytetin malazez i hapë rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën Nikollë-Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.

Pas ceremonisë së firmosjes së marrëveshjeve do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Fqinjësia e mirë me Malin e Zi është bërë shkas që edhe më herët të bashkëpunohet për ndërtimin e infrastrukturës në rrugë, hekurudhë, mbrojtjen e gjuhës shqipe apo njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Megjithatë raportet e ngushta, Mali i Zi nuk e ka përqafuar ende nismën e Ballkanit të Hapur, ku palë janë bërë deri më tani Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Të ngjashme