Përfundon numërimi i 97% të votave, këto janë rezultatet

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 14:06 | Nga

Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, kur janë numëruar 5132 kuti votimi nga 5.362 që janë gjithsej në të gjithë vendin, tregojnë se Partia Socialiste kryeson me 48.2 për qind të votave, pasura nga Partia Demokratike me 28.75 për qind.

Në vendin e tretë renditet LSI me 14.46 për qind të votave, PDIU ka 4.6 për qind.Sipas mandateve aktuale, PS pritet të ketë 74 deputetë, ose 9 më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2013, PD ka rënie prej 7 deputetëve, nga 50 sa kishte më 2013, në 43. LSI ka shënuar ngritje nga 16 sa ishin më 2013, tash ka 19 deputetë, derisa PDIU aktualisht ka tre deputetë, derisa para katër vitesh kishte katër sish.

PSD në këto zgjedhje ka një deputet, ndërsa para katër vitesh nuk kishte asnjë deputet në Parlamentin prej 140 ulësesh në Shqipëri.   Në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri dolën për të votuar 46.58 për qind e votuesve me të drejtë vote.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme