Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave nga diaspora.
Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se rreth orës 20:00 ka përfunduar numërimi i votave të ardhura me postë”, ka thënë Elezi.
Votat nga diaspora ishin vendimtare për komunën e Dragashit ku edhe u përmbys rezultati.
LDK ka mposhtur PDK-në në Dragash me votat e diasporës.
Ndërsa në Junik rezultati nuk ndryshoi pas votave të diasporës. LDK arriti ta ruajë fitoren atje.