Ka përfunduar numërimi i votave në Komunën e Junikut në raundin e balotazhit.
Për herë të parë në këtë komunë, ka fituar LDK-ja e cila ka përmbysur rezultatin edhe të rundit të parë.
Ruzhdi Shehu i kësaj partie ka marrë 1199 vota apo 50.61 për qind të raundit të dytë. Për dallim nga ai, Agron Kuçi i AAK-së, që fitoi në raundin e parë, tani ka marrë 49.39 për qind të votave.
Ruzhdi Shehu i LDK-së ka fituar 1 199 vota, kurse Agron Kuçi ka marrë 1 170 vota. Pra dallimi është vetëm 29 vota.
Por, ky rezultat teorikisht mund të përmbyset sepse do të numërohen dhe votat nga diaspora dhe votat e hedhura me kusht.