Sipas rezultateve preliminare, kandidati i Lëvizjes Vetvëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Podujevës me 51.64% të votave.
Kurse, Kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari ka fituar 35.97 përqind të votave, ndërsa Naim Fetahu i PDK’së, 12.40 përqind
Ka përfunduar numërimi i votave në Podujevë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se Bulliqi ka fituar pa balotazh sipas rezutlateve preliminare.
Shpejtim Bulliqi është kryetari i i komunës së Podujevës.
Kandidati i VV-së ka mposhtur në zgjedhjet e parakohshme dy kundër kandidatët: Nexhmi Rudari nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.
Bulliqi ka fituar zgjedhjet me 51.64% të votave duke evituar raundin e dytë.
Bulliqi është një ish-anëtar i LDK’së që la partinë për t’iu bashkangjitur VV-së. Ai në të kaluarën kishte postin e drejtorit të arsimit në komunën të cilën e fitoi. Bulliqi ishte edhe ish-deputet i LDK’së ndërkohë që tani ka fituar mandatin si deputet në lsitën zgjedhore të VV’së. Vendi i tij në Kuvend pritet të zëvendësohet.
Zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë janë mbajtur për shkak se kryetari paraprak Agim Veliu la pozitën për tu bërë ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. Vlen të ceket se data e zgjedhjeve të parakohshme është shtyrë disa herë për shkak të situatës me pandemi në Kosovë.
Bulliqi do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.
Është hera e parë në 20 vitet e fundit që LDK-ja humb zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Kurse, Lista Serbe ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Kandidati i kësaj partie për kryetar Milan Radojevic sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka fituar 89.86 për qind të votave.
Kandidati i VV-së Erdem Atiq ka fituar 3.68 për qind të votave.
Ndërkohë kandidati i PDK’së Florent Azemi ka marrë 3.54 për qind të votave.