Ka përfunduar operacioni policor “Stuhia”, i cili është zhvilluar në tri rajone të Kosovës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari para mediave tha se operacioni ka përfunduar me suksese, me ç’rast kanë arrestuar shtatë persona.
“Operacioni Stuhia, është aplikuar në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, Lipjan, Shtërpcë, dhe ka rezultuar me arrestimin e disa personave për kontrabandim me armë. Kështu që nga ky operacion janë ndaluar shtatë persona”, tha Stuhia.
Tutje, ai shtoi se për realizimin e këtij operacioni kanë aplikuar masa të fshehta hetimi.
Ndërsa, Arbnesh Ajvazi, drejtor për Siguri Publike në Policinë e Kosovë tha se për këtë aksion kanë qenë të angazhuar 230 zyrtarë policorë.
“Operacioni ka përfshirë tri rajone. Ka filluar sot herët, në 13 lokacione të ndryshme. Policia ka angazhuar 230 zyrtarë policorë për këtë aksion. Si provë materiale ka konfiskuar granata hedhëse dore 3, granate dorë 1 , armë të gjatë 2, armë gjuetie 1, armë e shkurtër 6, dhe 100 municione për të. 8 mijë fishekë. Mjetë për pastrimin, automjete 4, llaptopë 2, shufër 1″, tha ai.
Gjatë konferencës u bë e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masat e paraburgimit për 48 orë. /Telegrafi