Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Lipjan.
Mbrëmjen e së hënës, përkatësisht në ora 23:00 në qytetin e Lipjanit është regjistruar një rast i dhunës në familje.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person, pasi që dyshohet se i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Lipjanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.