Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga ballkoni i Qeverisë ka dalë për t’i falënderuar përkrahësit e tij, megjithëse më herët kishte deklaruar se ai si kryeministër nuk merret me organizimet e partisë, raporton Ekonomia Online.
Ky veprim i Kurtit është pritur me shumë ovacione nga qytetarët e pranishëm të cilët kanë brohoritur “Albin Kurti”.
Kryeministri në detyrë kishte deklaruar se ai nuk do të jetë pjesë e kësaj proteste, por ka mbështetur vazhdimisht idenë që qytetarët kanë të drejtë që të protestojnë.
Protesta e sotme e cila është quajtur “Provë për protestë” ka zgjatur rreth 45 minuta, megjithëse ishte paralajmëruar se do të zgjaste dy orë.
Pika kulminante e protestës ishte shpalosja e një baneri të madh me mbishkrimin “Duam Zgjedhje”.
“Performanca” ka përfunduar dhe qytetarët janë shpërndarë.
Megjithëse nuk thuhet hapur, “prova” e sotme është paralajmërim për protesta nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim që nuk i pëlqen VV-së rreth mocionit të presidenti Thaçi.