Përfundon rinumërimi i 1407 vendvotimeve, rezultati final më së largu deri nesër

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 13:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se para certifikimit të zgjedhjeve do të marrin konfirmim nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme.

Elezi tha se brenda 24 orëve mund ta paraqiten ankesat në PZAP, ndërsa publikimi i rezultateve në faqen e KQZ-së pritet të bëhet më së largu ditën e nesërme.

“Tash ka përfunduar rinumërimi i 1407 vendvotimeve. Falënderojmë të gjithë zyrtarët e numërimit që me përkushtim kanë punuar në përmbylljen e këtij procesi. Sot është dita e 12 e rinumërimit që nga vendimi i PZAP-it. Para se KQZ të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, merr konfirmimin nga PZAP dhe Gjykata Supreme që nuk ka ndonjë çështje që është në shqyrtim. Rezultatet pas këtij procesi do të publikohen në ëeb-faqen e KQZ-së”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se deri nesër do të mund të bëhen publike rezultatet e këtij rinumërimi.

Elezi tha ende nuk dihet nëse  e ka kaluar pragun Nisma pasi që ende nuk i kanë rezultatet.

“Pas përfundimit të rinumërimit subjektet politike kanë të drejtë ankese lidhur me administrimin në QNR”,  tha Elezi, raporton Ekonomia Online.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para certifikimit të rezultatit përfundimtar merr konfirmimin nga PZAP dhe nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje në zhvillim.

https://vimeo.com/375224515

Të ngjashme