Pas më shumë se dy orësh, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit në “Aktash” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Seanca është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa nuk është prononcuar askush për media.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë se janë marrë disa kamera te rrugët e vendit të ngjarjes dhe se janë në fazë të përpunimit të video-incizimeve.