Përfundon seanca ndaj Krivaqës, mjekët konstatuan se ai është në gjendje të vazhdojë

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit kryesor për vdekjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqës.

Avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare i Krivaqës, Admir Salihu, ka thënë se mjekët që e kanë kontrolluar atë kanë konstatuar se ai është në gjendje të vazhdojë dhe seanca ka vazhduar.

Salihu ka thënë se është në pritje të vendimit të Gjykatës.

Kujtojmë se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit Dardan Krivaqa, ishte ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

https://ekonomiaonline.com/nacionale/siguri/nderpritet-seanca-dardan-krivaqes-i-perkeqesohet-gjendja-shendetesore/

Të ngjashme