Përfundon seanca për arsimin, një varg kërkesash për ministrinë Bytyqi, i kërkohet edhe dorëheqja

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 18:19 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për gjendjen në arsim ka përfunduar.

Inicuesi i kësaj, deputeti Ismajl Kurteshi ka bërë disa kërkesa drejtuar ministrit të arsimit Shyqiri Bytyqi, ndër to kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

“Së pari të mos bëhet votimi i teksteve aktuale deri te një rishqyrtim i ri. Kërkoj që ministri menjëherë të na dërgojë raportin. Për shkak të parregullsive në fushë e arsimit dhe skandaleve në MAShT kërkoj dorëheqjen e ministrit aktual.  Në rezolutën që kuvendi e ka miratua para dy viteve ministri është dashtë të raportoj çdo tre muaj, nuk kemi asnjë raport edhe pse është dashur deri tash të kemi tetë”.

Meqë kryesia e kuvendit e ka pamundësuar debatin në seanca të rregullta kemi qenë të obliguar të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme. Gjendja në arsim nuk është rezultat vetëm i Qeverisë aktuale por të gjitha qeverive paslufte. Qeveria aktuale nuk dallon nga tjera, gjendja po shkon vetëm duke u keqësua

Ne duhet të dalim me një propozim që ta fillojmë një debat të gjerë për të dalë nga kjo situatë e vështirë.

Propozoj që secili grup parlamentar ta propozoj nga nën deputet ta formojmë një hup punues dhe bashkë t’i propozojmë pikat e një rezolutë që do votohet në Kuvend dhe përmes së cilës do veprohet në përmirësimin e gjendjes. Kërkoj që përveç që do ta votojmë rezolutën do ta votojmë edhe propozimin e grupit parlamentar të LDK për komision hetimor.

Grupet parlamentare kanë caktuar nga një përfaqësues për grupin punues.

LDK-Valentina Bunjaku

PDK-Luljeta Veseli Gutaj

VV-Ismajl Kurteshi

AAK- Teuta Haxhiu

PSD- Driton Caushi

Nisma- Albulena Balaj Halimaj.

Të ngjashme