Ka përfunduar seanca për fryrjet e listave të veteranëve.
Vendimi i gjykatës për masën e përkohshme për pezullimin e pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve do të vendoset jashtë seancës, raporton Ekonomia Online.
Vendimi me shkrim do t’u shpërndahet palëve.
E, nëse vendimi do të jetë për pezullim të pensioneve atëherë organizata e Veteranëve të UÇK-së ka paralajmëruar protesta.