Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë mundësinë për t’u regjistruar për pjesëmarrje në procesin zgjedhor.
Këtë mundësi, mërgimtarët mund ta shfrytëzojnë vetëm edhe sot, 17 maj, ndërsa deri më tani janë regjistruar afro 100 mijë votues nga diaspora.
“Regjistrohu për votim jashtë Kosovës! Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë për regjistrim! Deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 98.957 votues nga diaspora. Afati i fundit është 17 maj 2026”, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.