Përfundon me sukses operacioni i shpëtimit në Tajlandë (Foto)

| 10 Kor 2018 | 14:23 | Nga

Merr fund odiseja torturuese e 12 sportistëve të mitur dhe trajnerit të tyre, të cilët kishin mbetur të izoluar në një shpellë në Tajlandë, që prej datës 23 qershor.

Operacioni i shpëtimit, i kryer nga zhytësa tajlandezë dhe të huaj, arriti të nxjerrë jashtë të 12 djemtë dhe trajnerin e tyre, pas 3 ditësh të mundimshme dhe plot ankth.
Ky operacion filloi ditën e diel, kur u shpëtuan 4 djem, vijoi të hënën me shpëtimin e 4 të tjerëve dhe u mbyll para pak minutash me nxjerrjen jashtë shpellës të pjesës së mbetur, 4 sportistëve dhe trajnerit.

Djemtë dhe trajneri i tyre ishin nisur në një ekspeditë, por mbetën të izoluar, për shkak të ujërave që përfshinë shpellën.

Ata u gjetën pas rreth dy javësh kërkime, ndërsa operacioni i nxjerrjes jashtë ishte një telash më vete, për shkak të vështirësive që paraqiste rruga, sepse duhej një kombinim mes ecjes dhe zhytjes nëpër ngushtica.

Police and military personnel use umbrellas to cover

Two ambulances carrying the sixth and seventh boys

A handout photo made available by the Chiang Rai Public

Thai soldiers walk out from the Tham Luang cave area

An ambulance exits from the Tham Luang cave area on

Classmates of Adul, one of the boys trapped in Tham

Chill, 14, one of the members of the Wild Boars soccer

Të ngjashme