Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, pas tensioneve të krijuara në veri si pasojë e vendosjes së barrikadave, raporton Ekonomia Online.
Ai ka dal shpejt nga ndërtesa e Qeverisë dhe nuk ka pranuar të deklarohet për medie.
Përderisa mbrëmjen e së dielës në Zubin Potok, është shtënë me armë zjarri në afërsi të patrullës së KFOR-it.
Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë ka nisur hetimet lidhur me rastin. KFOR thekson se nuk ka të lënduar apo dëme materiale nga ky incident.
Kurti e paralajmëroi të shtunën takimin me Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristucci.
“Meqë sonte është Krishtlindja, ne duhet të kemi shumë shpejt pas saj një takim me komandantin e KFOR-it dhe unë si kryeministër, e në të cilën besoj që të sqarojmë gjithçka por, kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht. Nga ai takim të cilin presim që ta kemi me komandantin e KFOR menjëherë pas Krishtlindjes besoj që do të sqarohet gjithçka dhe mund të ju japim përgjigje”.
LEXONI EDHE: