Ka përfunduar takimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me liderët e koalicionit qeveritar në Presidencë, raporton Ekonomia Online.
Jashtë Kuvendit u pa kryeministri, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.
Edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, njëherit bashkëkryesues i ekipit negociator për dialogun Kosovë – Serbi, është parë teksa ka dalë nga objekti i Kuvendit, aty ku është mbajtur takimi ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi,
Këto takime po bëhen pas qëndrimeve të ndryshme që kanë liderët kosovarë për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.