Ka përfunduar takimi pas mbi 2 orësh ndërmjet presidentit Hashim Thaçi, kreut të Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Nga takimi i pari ka dalë Ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett. Edhe pse nuk është bërë e ditur se për çka u diktua, taksa mbetet temë aktuale në vend.
Edhe dje ka pasur takimi të liderëve shtetëror me përfaqësuesin e ShBA-së në Kosovës, takime këto të përqendruara rreth diskutimeve për taksën ndaj produkteve që vijnë nga Serbia.