Ka përfunduar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me strukturat e sigurisë, pas sulmeve që u janë bërë policëve të vendit në veri të Kosovës.
Këtë për Klankosova e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina, por që i njëjti nuk ka dhënë detaje.
Ndërsa, pas sulmeve që të ndodhura sot, ka reaguar Blerim Vela, Shefi i Stafit të presidentes Vjosa Osmani, ku e ka fajësuar Serbinë për sulmet dhe se të njëjtat, sipas tij, synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë.