Ka përfunduar takimi mes kreut të LDK-së, Isa Mustafës, të propozuarit për kryeministër, Avdullah Hotit me të parin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, i cili i mbajt në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Fatmur Limaj ka dalë nga Kuvendi, mirëpo nuk është prononcuar për media.
LDK ka bërë të ditur sot se koalicionet me partitë do të finalizohen sot, ose më së largu nesër.
Ata kanë thënë se tashmë kanë të siguruara 64 vota, e se pas nënshkrimit të koalicionit do të dorëzojnë emrin e mandatarit.