Përfundon takimi Kurti-Hamza

Prishtinë | 02 Tet 2026 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Takimi, i cili u zhvillua në objektin e Qeverisë së Kosovës, zgjati rreth dy orë. Në fokus të bisedimeve ishin çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, si dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Pas përfundimit të takimit, ende nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare nëse është arritur ndonjë dakordim mes Kurtit dhe Hamzës.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri.

Të ngjashme